“Bufi i kënetës thotë do shkrij SPAK”, Rama: Sa të jem unë këtu dhe PS nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, është shprehur se vetëm PS është garancia për barazi para ligjit, ndërsa sulmoi Sali Berishën duke thënë se deklarata e tij se do të shkrijë SPAK nuk do të realizohet.

Ndër të tjera deklaroi se historia ka treguar se “çfarë i ka bërë shqiptari këtij vendi nuk ia ka bërë as armiku. Sa shumë e kemi ngatërruar këtë vend duke u ngatërruar me njëri tjetrin, nuk na kanë ngatërruar as armiqtë tanë ndonjëherë.”

“Doni që barazia para ligjit të kthehet në një gur që nuk lëviz më nga themelet e shtëpisë tonë? Doni që nesër mos të dalë dikush tjetër ta kthejë përmbys. Siç thotë sot bufi i kënetës do shkrijmë SPAK-un më 12 maj. Ai s’do shkrijë gjë se më 12 maj do dalë të bërtasë ‘mi vodhën’. Por përtej asaj. Historia e Shqipërisë ka treguar se çfarë i ka bërë shqiptari këtij vendi nuk ia ka bërë as armiku. Sa shumë e kemi ngatërruar këtë vend duke u ngatërruar me njëri tjetrin, nuk na kanë ngatërruar as armiqtë tanë ndonjëherë.

Lajme të tjera |  “Krimea do të mbetet e Rusisë”, Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes së paqes në Ukrainë

E pra, mundësia që kjo sapo kemi filluar të bëjmë, që na bën një shtet europian, barazia para ligjit është reale. Jo nga zgjedhjet e 11 majit, sepse do të fitojë PS. Sa të jem unë këtu dhe PS nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë. Kjo punë nuk i lihet në dorë atyre që do zgjidhen për të qeverisur vitet e ardhshme, por duke e futur vendin në BE”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us