‘Burgosi’ nënën, gruan dhe vajzën e mitur! Flasin fqinjët: Jetnor Zhabolli ishte arrogant, gruaja nuk e ngrinte kokën

Ngjarja tronditëse e izolimit të familjes në Tiranë nga 35-vjeçari Jetnor Zhabolli është komentuar edhe nga fqinjët, të cilët e kishin kuptuar se diçka nuk shkonte në familjen Zhabolli. Ata tregojnë se shumë rrallë e kishin parë gruan të dilte jashtë shtëpisë, dhe gjithmonë kokëulur dhe nën shoqërinë e burrit.

Sa i përket 35-vjeçarit, fqinjët e përshkruajnë atë si një njeri të pasjellshëm.

“Isha ndeshur në shkallë disa herë me të. Nuk përshëndeste. Zonjën e kam parë por e kishin si të ndaluar të përshëndetej me njerëzit. E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por thashë është zgjedhje e njerëzve. Gruaja dilte rrallë nga banesa, ishte e shoqëruar gjithmonë. Ai ishte i pasjellshëm, tip arroganti kur vinte puna për gërricjet për gjëra koti me komshinjtë”- u shpreh një prej fqinjëve të familjes së izoluar.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

Nsërkohë një ditë pas arrestimit të 35-vjeçarit, Policia ka hequr kamerat e vendosura anash ditareve të apartamentit ndërsa, ato të derës së blinduar dhe brenda shtëpisë janë ende të paprekura.

35-vjeçari Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist u arrestua një ditë më parë (26 janar) pasi mbante të burgosura në banesën e tij gratë e familjes, nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur. Gjatë kohës kur nuk ishte në banesë, ai i kontrollonte familjaret e tij përmes kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë, përfshirë në dhomën e gjumit dhe në tualet.  Ai i kontrollonte kamerat përmes telefonit, ndërsa gruaja, nënë dhe vajza e mitur e kishin të ndaluar që të dilnin nga banesa. Zhaboli kishte instaluar gjithashtu bllokues valësh në banesë, në mënyrë që gratë të mos kishin asnjë mundësi komunikimi me persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us