Burri në qeli, 14-vjeçarja shpërthen në lot: Dua të rri me familjen e tij, nxirreni nga burgu

Përralla e martesës së një të miture në Divjakë, vijon ende. Në një lidhje telefonike me “Shqipëria Live”, e mitura ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.

Mes lotësh, ajo kërkoi që të ribashkohej me 35 vjeçarin pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë. Mes familjeve ka patur konflikte dhe sipas saj prindërit i kanë thënë “Nuk je më vajza jonë”.

“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Unë prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri.  Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”, tha 14-vjeçarja.

Lajme të tjera |  Çfarë do të ndodhë në Kosovë? Zeka: Dy opsione për krijimin e qeverisë, por Kurti do të arrestohet

E do Aranitin?

“E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua. Jam shumë e bindur. Dua të jem me të, kjo është dëshira ime”,tha 14 vjeçarja.

“Duhet të kesh besim që drejtësia do të funksionojë dhe e dyta ki më shumë ëndrra dhe dëshira për vete të kesh një profesion dhe një punë”, këshilloi psikologja.

Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës u vu në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti.  Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici.

Lajme të tjera |  Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për fundjavën! (Temperaturat minimale deri në -3 gradë Celsius)

34-vjecari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë. Thonë se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, e mitura është larguar nga banesa e tij dhe është nën asistencën e psikologëve dhe sociologëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us