Bushi e prezantoi si “Modriç”, futbollisti i Kombëtares tërheq vëmendjen e klubeve nga Lindja e Mesme

Të gjithë e njohin Feta Fetain, pasi Alban Bushi e prezantoi me ngjashmëri si Luka Modriç. Talenti 20-vjeçar i mesfushës ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Lindja e Mesme së fundmi.

Fetai ka kontratë me Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Kështu klubi kroat nuk do të hiqte dorë lehtë nga shërbimet e tij, për më tepër që ka paguar 150 mijë euro për blerjen e tij nga Rabotniçki.

Fetai po ashtu ka fituar ftesën nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Dhe pse debutimi nuk ka ardhur akoma, teksa në një ndeshje të vetme ka provuar stolin.

I lindur në Shkup, Fetai kaloi në Kroaci ku aftësitë e tij ranë menjëherë në sy. Fanellën e Lokomotivës së Zagrebit e ka mbajtur veshur 55 herë deri tani.

Lajme të tjera |  U kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve, Kristjan Asllani: Ishim pak në vështirësi, por dominuam

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us