“Buzëqesh” Tirana, STATISTIKAT “sakatojnë” Pogradecin

Tirana dhe Pogradeci është sfida e fundit e “Play-Out”. Duel ky që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore në sezonin e ri.

Kjo ndeshje është programuar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00 dhe do të vendosë skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.

Përballja mes bardhebluve dhe pogradecarëve do të jetë mjaft e luftuar dhe spektakolare, por më të favorizuar duken kryeqytetasit, psi në përballjet direkte mes tyre janë më dominues. Kështu në 6 sfidat direkte mes tyre, Tirana e Bledi Shkëmbit ia ka dalë të triumfojë në të gjitha rastet, duke treguar gjithë “forcën” e tyre ndaj ekipit të Ard Memës.

Lajme të tjera |  Luhet për biletën e fundit në Superiore, Tirana – Pogradeci premton spektakël në “Elbasan Arena”

Ndërkohë vlen të theksohet se kryeqytetasit e mbyllën kampionatin në vendin e 8-të në Superiore, ndërsa pogradecarët vijnë si skuadra fituese e fazës së “Play-Off” të Kategorisë së Parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us