Kreu i Partisë Socialiste ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, ku përveç prezantimit të paketës, u ndal edhe në diskutime për problematika të tjera që kanë në qytet. Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, se nuk kishte infrastrukturën e nevojshme. Kështu, sipas saj, mësueset i merrnin fëmijët në krahë për t’i futur në klasa.
“Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme,”-i tha zonja, kreut të qeverisë.
Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjas, duke i kërkuar që të mos fliste më për këtë çështje, pasi nuk i kishte dhënë zgjidhje problemit.
“Ç’a më shkel syrin? Ç’a do më thuash? Ti duhej ta kishe bërë që ajo mos ma thoshte, tani ç’a do më thuash ti, ma tha ajo mua. Në shtator të ka thënë që do ta zgjidhë? Në shtator? Se ai u rri punëve mbi kokë, por a i mbaron apo vetëm u rri mbi kokë? Ktheje kokën këtej ktheje, mos e shiko atë, mos i bëj presion me sy. E dëgjove tani që do bëhet në shator apo e dije? E dëgjove tani! (I drejtohet zonjës) Ok, në shtator kjo punë zgjidhet! Shpresoj shumë që të jetë rasti, por në shtator do më njoftoni dhe unë do falënderoj kryetarin që e zgjidhi ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari i Bashkisë,”- tha Rama.