Deputeti i PD-së, Luan Baçi debatoi me panelistët e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dakordësimin e PD-së për të hapur kutitë në Qarkun e Fierit për të rinumëruar votat e kandidatëve.
Ndërsa Baçi u shpreh se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca, analistët e kundërshtuan duke thënë se nuk mund të pranosh rinumërim të asaj që e ke quajtur farsë.
Debati
Baçi: Ne si parti politike mendojmë se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca. Është farsë dhe nuk ka pse t’ju dhembë.
Haxhiu: Nëse flasim për legjitime, por flasim për pragmatizëm ekstrem.
Baçi: Është e kundërta. Nëse ne nuk do të pranonim hapjen e kutive dhe transparencën…
Haxhiu: Njerëzit që mendojnë politikisht analizojnë fundin. Ju po bëni një teatër pa kuptim.
Rakipi: Ti kërkon ndërrimin e farsës tani?
Abilekaj: Të thuash që zgjedhjet janë farsë dhe nuk i njoh, do të thotë që problemet janë të rënda. Pra kur PD kërkon të na bindë për farsën të na tregojë si e para u vendos rezultati. Nëse kërkon një farsë, atëherë është bërë në bashkëpunim me KQZ, KZAZ madje edhe me komisinerët. Nëse është farsë, atëherë edhe SPAK ka ndihmuar me këtë farsë.
Baçi: Kërkojmë zbatimin e ligjit. Asgjë tjetër. Vota është blerë dhe deformuar para se të shkojë në kutinë e votimit.
Abilekaj: Përpiqeni të argumentoni farsën aty ku nuk gjendet.
Rakipi: Është si puna e naftës në rajonin tuaj, që është aty dhe ju e kërkoni në vend tjetër.
Haxhiu: Farsa përjashton çdo mundësi për legjitimim institucional.
Rakipi: Ka thënë Doktori, si nuk paska kuptim!
Tela: Në 2021, Berisha doli e tha vota vdiq pa u futur në kuti. Tani del e trgon si është manipuluar vota pa hyrë në kuti. Në 2021…
Baçi : Komisioni Europian do të çojë mision faktmbledhës.
Haxhiu: Ai është njeri politik.
Rakipi: Ç’a pret ti? Që ai të ketë logjikë mbi Doktorin? Kjo farsa, kur mbaron vërtetimi?
Baçi: Kjo është farsë e vërtetuar.
Mitro: Ju po e trajtoni PD-në si në kushtet e një shtatzënie të padëshiruar. Ju bëtë dashuri me përdhunuesin e votës. E bëtë pa mbrojtje. Bëtë atë kod elektoral që bëtë. Pas zgjedhjeve, komisionerët tuaj nuk kanë shkuar fare as në qendrat e numërimit. Po mundoheni të legjitimoni humbjen e PD.
Baçi: Jam dakord që ky nuk është kodi zgjedhor i duhur dhe duhet ndryshuar. Është më i keqi i mundshëm, por e kemi miratuar në kushtet kur ishim.
Haxhiu: Nuk e bëtë ju, e bëri Doktor Berisha.
Baçi: Po të mos ishte Berisha, PD nuk do të ishte.