“Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat i kishte bufi dhe një tjetër që s’dua t’i përmend as emrin”- Rama: S’duhet të ulim kokën për disa që gjatë 12 viteve kanë hasur në probleme me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gramsh, ka kujtuar zgjedhjet e 2017, duke thënë se kërkoi votën e qytetarëve që ta ‘drejtonte timonin’ i vetëm për të bërë drejtësinë e pavarur.

Rama tha se në “2017 kur kërkova timonin ishin ato zgjedhje kur ata deri në sekondën e fundit nuk donin të hynin në zgjedhje. Rrinin te çadra. Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat e çadrës i kishin të tjerët, bufi i kënetës bashkë me dikë tjetër është në hallin e vetë dhe nuk dua t’i përend as emrin më”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndër të tjera ai foli edhe për kritikët, që thonë se PS nuk duhet votuar sepse ka gjysmën e qeverisë në burg.

“Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por disa që gjatë 12 viteve kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë dhe për këtë ne duam të ulim kokën. Nga ana njerëzore më vjen keq, ama nga ana detyrimi që kam ndaj jush dhe çdo shqiptari që më ka dhënë votën jam kryelartë, sepse nuk ia kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi, të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna te shtëpia jonë, që pastrohet dhe ripërtërihet duke ndryshuar gjakun, edhe nëpërmjet drejtësisë. Jam shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, barazia para ligjit nuk është parullë, por përpjekje. Dhe nëse ka një arsye për të votuar PS është pikërisht kjo”, tha ai.

Rama: Kur unë thosha në 2017 më jepni timonin të drejtoj këtë makinë pa të tjerët në prehër. Se me të tjerët në prehër nuk bënim një drejtësi të pavarur. 2017 kur kërkova timonin ishin ato zgjedhje kur ata deri në sekondën e fundit nuk donin të hynin në zgjedhje. Rrinin te çadra. Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat e çadrës i kishin të tjerët, bufi i kënetës bashkë me dikë tjetër është në hallin e vetë dhe nuk dua t’i përend as emrin më.

Lajme të tjera |  Rama i thur lavde Altin Dumanit: Një prokuror kurajoz dhe me integritet, unë s'e dija që ekzistonte më parë!

Sot, shikoni se çfarë mendje kanë. Ata dhe ata të tjerët që dalin nëpër media, media u thënçin, nëpër moçale mediatike, që duan të çorodisin popullin duke thënë se nuk mund të votohen më këta, këta janë hajdutë, kanë gjysmën e qeverisë në burg.

E para e punës, keni parë hajdutë që jo vetëm pranojnë, por i dorëzojnë të gjitha kodet e shtëpisë drejtësie? Nuk ka! Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por disa që gjatë 12 viteve kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë dhe për këtë ne duam të ulim kokën. Nga ana njerëzore më vjen keq, ama nga ana detyrimi që kam ndaj jush dhe çdo shqiptari që më ka dhënë votën jam kryelartë, sepse nuk ia kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi, të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna te shtëpia jonë, që pastrohet dhe ripërtërihet duke ndryshuar gjakun, edhe nëpërmjet drejtësisë. Jam shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, barazia para ligjit nuk është parullë, por përpjekje. Dhe nëse ka një arsye për të votuar PS është pikërisht kjo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us