Caktohet data kur do të zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë pritet të zgjedhë kryepeshkopin e ri më 16 Mars.

Atë ditë pritet të mblidhet Sinodi i Shenjtë për të vendosur pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos.

“Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, tha Sekretaria e Sinodit të Shenjtë.

Anastas Janullatos u shua më 25 janar pasi nuk fitoi dot betejën me sëmundjen.

Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Qershor 1992 dhe më 2 Gusht të po atij viti ai fronëzua si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale të Tiranës.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us