Interi mundi Bayernin 2-1 në Mynih në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit, të planifikuar për 16 prill në “San Siro”.
Vendasit goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të ishte Interi që zhbllokoi ndeshjen me një lëvizjeje perfekte, një gjuajtje madhështore me këmbën e djathtë nga Lautaro pas një asistimi nga Thuram në thembër.
Në pjesën e fundit të pjesës së dytë, zikaltërit u barazuan me golin e Thomas Muller në minutën e 85-të, por 3 minuta më vonë Frattesi riktheu epërsinë. Hakan Calhanoglu ishte ishte në fushë për zikaterit, duke theksuar rëndësinë e kësaj fitore në tokën gjermane:
“Triumfi? Ne e dinim që Bayerni është një ekip shumë i fortë, me shumë cilësi, por erdhëm këtu në Mynih me kokën lart, pa u dorëzuar. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë u ulëm tempin, por në fund e rëndësishme ishte të fitonim”.
“Ndeshja e kthimit? “Do të jetë shumë nxehtë, me tifozët tanë që na mbështesin. Mezi presim të luajmë takimin e dytë, sepse duam të ecim përpara në këtë kompeticion”.
“Motivimi? Ka shumë sakrifica, sidomos në planin mendor, por gjithçka e përballojmë bashkë. Jemi mirë si grup dhe kalimi i shumë kohë me njëri-tjetrin na ndihmon tej mase”, u pronocua Calhanoglu.