Çalhanoglu në dilemë për të ardhmen: Mesfushori ka oferta nga Arabia dhe Turqia

Hakan Çalhanoglu është në dilemë për të ardhmen e tij. Fantazisti i Interit kërkohet në Arabinë Saudite, por së fundmi interesim për shërbimet e tij ka edhe klubi i Galatasarayt.

Gjigandët turq, pas akordit me Leroy Sane dhe presionit për të mbajtur Victor Osimhen, duket se janë të vendosur të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.


Galatasaray është gati që t’i ofrojë mesfushorit turk një kontratë me vlerë 10 milionë euro në një sezon, raporton Sportmediaset.

Fantazisti turk, një nga protagonistët e mëdhenj të ciklit të fundit të zikaltërve, ka dy zgjidhje: ose të pranojë ofertat e larta, ose të qëndrojë te Interi e të luajë në nivele të larta.

Lajme të tjera |  Goli i ndaj Italisë i paharrueshëm, Nedim Bajrami nderohet me muralen gjigante

Në të kaluarën, Çalhanoglu nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer për të luajtur në vendlindje para përfundimit të karrierës së tij: tani mundësinë e ka në tavolinë.

Klubi zikaltër e lë të lirë turkun për 40 mln euro, ndërsa ai është një nga lojtarët më të paguar të ekipit dhe ka kontratë deri në verën e 2027-ës.

Drejtuesit zikaltër e kanë gjetur zëvendësuesin e Çalhanoglusë. Ai është fantazisti i Lacios dhe i kombëtares italiane, Nicolò Rovella, por për ta bërë pjesë të Interit nuk do të jetë aspak e lehtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us