E ardhmja e Carlo Ancelotti-t është e paqartë dhe duket se Real Madridi dhe Florentino Perez kanë luajtur një rol të madh në këtë situatë.
Trajneri italian kishte vendosur që të merrte drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit në Qershor pas përfundimit të sezonit të La Liga-s dhe marrëveshja dukej se ishte në fuqi.
Por pasi palët arritën akordin, Los Blancos e bllokuan lëvizjen, me Presidentin Perez që ia bëri të qartë italianit se ai nuk do ta marrë pagën e mbetur nëse largohet në Qershor.
Zhvillimet e fundit rrezikuan bisedimet dhe sipas mediave spanjolle e çuan situatën deri aty sa Ancelotti të mendonte që të ndërpriste bisedimet.
Sipas mediave braziliane, 65 vjeçari është i zemëruar jo vetëm me Real Madridin, por edhe me Brazilin për mënyrën se si e kanë menaxhhuar situatën.
Ndërsa është me të vërtetë Real Madridi ai që e ka komplikuar largimin e tij, ai është veçanërisht i zemëruar me institucionin brazilian të futbollit, sepse çdo hap i negociatave mes tij dhe ekipit kombëtar ka rrjedhur vazhdimisht në shtyp.
Italiani ndihet i mbytur nga thashethemet e vazhdueshme. E megjithatë Brazili ende nuk ka hequr dorë nga firma me të dhe se ata do të bëjnë një përpjekje të fundit për tranerin e Real Madridit në ditët në vijim.
Përfundimi pozitiv i negociatave do të varet nëse trajneri mund të transferohet në Qershor apo ndërkohë që ‘galaktikët’ po punojnë për të gjetur trajnerin e ri. Në krye të listës është tekniku i Bayer Leverkusen Shabi Alonso, me spanjollin që ka shprehur gatishmërinë të marrë drejtimin e rekordmenëve të Europës