“Çdo grup për ne do të ishte grup ferri”, Sylvinho për “MARCA”-n: Presim shumë nga tifozët shqiptarë në Gjermani

Të shtunën që sapo lamë pas, në Hamburg, të Gjermanisë u hodh shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

Një koment të shkurtër mbi grupin, në të cilin u shortuan “kuqezinjtë” e bëri edhe tekniku, Sylvinho, kësaj radhe për prestigjiozen spanjolle, “Marca” për të cilën tha se çdo grup do të ishte grup “ferri” për Shqipërinë, ndërsa shtoi se faktin që ekipi i tij do të ketë shumë mbështetje, pasi në Gjermani ka shumë shqiptarë.

Lajme të tjera |  3 ditë para finales Vllaznia - Egnatia, zbulohet numri ZYRTAR i biletave të shitura

“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të 2-ën herë në Europian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast. I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në “Euro 2024” duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë. Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel”,- u shpreh tekniku brazilian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us