Çelet sot edicioni i 26 i Panairit të Librit, dhjetëra tituj të rinj autorësh shqiptarë e të huaj në Pallatin e Kongreseve

Çelet sot edicioni i 26 i panairit të librit 2023, ku do të marrin pjesë 95 botues. Në stendat e panairit për këtë vit do të ketë dhjetëra tituj të rinj autorësh shqiptarë dhe të huaj.

Teksa sot panairi do të presë lexues në Pallatin e Kongreseve, ai do të vijojë të jetë i hapur deri më 19 nëntor.

Në këtë panair marrin pjesë botues nga Shqipëria e rajoni. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përshëndeti fillimin e panairit, ndërsa theksoi se libri bën bashkë të gjitha trevat shqipfolëse. Ajo u ndal dhe te ndryshimi i ligjit për librin, ndërsa theksoi se është në proces konsultimi.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us