Çështja ‘Beleri’/ Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë: Mbështesim SPAK!

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare e cila prej disa muajsh tenton të bllokojë procesin integrues të Shqipërisë për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou pretendoi se seanca ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit ishte vonuar. Sipas saj atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak. Teksa eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

‘Nuk është një rast dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe këtë nuk po e përmend sepse jam eurodeputete greke, por çështja Beleri është një rast europian!’– tha ajo.

Lajme të tjera |  Një fitore personale e Berishës dhe një humbje madhështore e PD-së

Ndërkohë zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner e kundërshtoi, duke thënë se çështja “Beleri” është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtesisë, ne nuk komentojmë per çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us