“Çështja e parkimeve, problem”- Rama: Do të heqim taksën e ndërtimit të parkimit! Investimi do të jetë shumë i bukur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shtabin elektoral të njësisë nr.14, ka ngritur shqetësimin e vendparkimeve, duke thënë se është një çështje problematike.

Kreu i qeverisë tha se po përgatisin një sistem të ri për ta zgjidhur problemin, ndërsa shtoi se do të heqin taksën e ndërtimit të parkimit.

Rama: Kjo zonë ka shumë nevojë për ndërhyrje, janë bërë shumë ndërtime. Duhen ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme publike. Por edhe kjo çështja e parkimeve është problem. Po bëhet një program tani, i kombinuar, sepse ka copëza shtet tek-tuk. Mund të bëhet një sistem parkimesh publike nën dhe mbitokësor. Të jenë si simbole arkitektonike. Mund të lehtësohet kjo cështja e makionave. Edhe në pjesë të caktuara të Tiranë është problem ai parkimi dysh. Ngadalëson gjithë trafikun… ndërkohë që do bëjmë edhe diçka tjetër. Do e heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse kalkulimi deri tani është bërë njësoj. Kjo edhe e tkurr ndërtuesin te llogaria. Nëse e heqim taksën e parkimit, do të ketë koston e vetë, por jo ekstra nga taksa dhe do jenë të nxitur të bëjnë më shumë parkime. Besoj do ta zgjidhim bukur këtë punë.

Parkimet do jenë gjithmonë e më shumë fitimprurëse. Do bëjmë një investim shumë të bukur bashkë me bashkinë dhe IAC, do ta shtyjmë në këtë drejtim.

Lajme të tjera |  Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, turistët turq e marrin zvarrë me makinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us