Çështja “Gjimshiti”, Gasperini në hall te Atalanta, nuk ka pikë referimi në mbrojtje

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Genoas, e vetmja ndeshje e së shtunës për javën e 37-të.

Lookman është rregullisht në grup, ndërsa në mbrojtje është një emergjencë totale me vetëm Kossounou dhe Hien të pranishëm së bashku me shumë lojtarë të rinj.

Ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti për shkak të plotësimit të numrit të kartonave nuk do të jetë në gjendje të jap kontributin. Vlen të përmendet se Atalanta e ka siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Champions. Kjo është lista e plotë e lojtarëve të gatshëm për duelin me Genoan.

Portierë: Rui Patricio, Carneseçhi, Rossi

Mbrojtës: Kossounou, Hien, Palestra, Comi, Del Lungo

Lajme të tjera |  “Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Mesfushorë: Sulemana, Pasalic, Ederson, De Roon, Bellanova, Ruggeri, Brescianini, Zappacosta, Riçio

Sulmues: Lookman, De Ketelaere, Samardzic, Retegui, Maldini, Vavassori

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us