Kreu i mazhorancës, Edi Rama është zgjuar në selinë e Partisë Socialiste. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë, me pamje nga sheshi “Skënderbej”, teksa lind dielli.
“Çfarë agimi ky sot”, është mbishkrimi me të cilin Rama shoqëron imazhin e publikuar, ndërsa nuk mungon 5, si numri i PS në fletën e votimit të zgjedhjeve të së dielës.
Ky është reagimi i parë i kryeministrit që nga momenti kur ushtroi të drejtën e tij duke votuar në QV pranë banesë së tij në Surrel.