Rëndohet bilanci në Gaza. Në përditësimin e fundit Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18,608 janë vrarë tani në Gaza që nga fillimi i luftës. Sakaq mësohet se 50,594 njerëz janë plagosur.
Çfarë dime deri më tani?
– Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se Izraeli do të vazhdojë luftën “me ose pa mbështetjen ndërkombëtare”. OKB-së që kërkon një armëpushim në Gaza
– Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 18,608 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës
– Ndërkohë, Izraeli thotë se 10 ushtarë të IDF janë vrarë në Gazën veriore, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse për ushtrinë që nga fillimi i ofensivës së saj tokësore.
– Në SHBA, Presidenti Joe Biden ka takuar personalisht anëtarët e familjes së pengjeve amerikane për herë të pare.
– Qindra qytetarë kanë protetstuar jashtë parlamentit izraelit, duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi në Gaza
– Zyrtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë njoftuar një valë të re sanksionesh që synojnë individë të lidhur me Hamasin
– Ndërsa presidenti i Komisionit të BE-së ka bërë thirrje për sanksione ndaj “ekstremistëve”.
– Dhe ka pasur paralajmërime se aftësia e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë për të ndihmuar është në “prag të kolapsit”.