Çfarë do ndodhë? Armando Broja tek Strasbourg?

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u aktivizua si titullar në ndeshjen e Chelseas përballë Evertonit. Mirëpo, ai nuk arriti të lërë shumë gjurmë në këtë sfidë dhe u zëvendësua në minutën e 67 të ndeshjes.

Ndërsa i afrohemi merkatos së janarit, emri i Brojës po përflitet se mund të lihet i lirë, në formë huazimi. Këtë herë në sfond ka dalë një skuadër franceze dhe bëhet fjalë për Strasbourg.

Ekipi që luan në Ligue 1 në Francë është interesuar për bomberin kuq e zi. Por, nuk dihet nëse Chelsea do ta lërë të lirë futbollistin e Shqipërisë, pasi ka nevojë për përforcim në repartin sulmues. Disa ekipe të tjera u përfolën se mund të marrin shërbimet e Brojës, por ende nuk ka diçka konkrete.

Lajme të tjera |  Dikur fitonte Kupën e Botës dhe Champions League, ylli i Milan dhe Chelsea nuk ka para të rrisë fëmijët

Armando Broja nuk ka shfaqur një formë tepër të mirë kohët e fundit. Kjo është ndikuar edhe nga fakti se ai pësoi një lëndim në fillim të sezonit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us