Çfarë i ka sekuestruar SPAK? Kryemadhi: Ka lidhje vetëm me aferën e inceneratorëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar që asaj apo familjarëve t’i janë sekuestruar pasuri apo prona për hetimet që po bëhen nga SPAK, për lobimet e padeklaruara të LSI-së. Monika Kryemadhi tha se asaj i janë sekuestruar sende që kanë lidhje vetëm me denoncimet që ka bërë për inceneratorët.

Monika Kryemadhi:

Sot ne jemi për inceneratorët, asnjë pronë e imja apo e familjes nuk është sekuestruar. Jemi vetëm për betejën e inceneratorëve, sepse afera e inceneratorit të Tiranës është një betejë kriminale, qeveritare dhe mediatike.

Kanë lidhje vetëm me inceneratorin, nuk është sekuestruar asgjë e familjarëve të mi. Është send që ka lidhje me inceneratorët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us