Çfarë ndodhi? Pas Eglës, Heidi largohet nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Pas largimit të aktores Egla Ceno nga Big Brother VIP, një tjetër banore do të dalë nga shtëpia. Heidi Bacit i është dhënë mundësia të largohet nga loja. Një sfidë nga vëllai i madh ka nisur prej disa ditësh në shtëpi, ku çdo banor duhet të shtypë butonin e kuq që ndodhet në sallon për të kryer një test. Vetëm pak më parë ishte Heidi ajo që shtypi butonin e kuq dhe si rrjedhojë ajo kishte mundësinë të largohet nga shtëpia.

E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi do të largohet për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us