Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, përveç zyrtarizimit të kandidaturës së Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë e Himarës, është marrë dhe vendimi për shtyrjen me një javë të Kongresit. Kështu Kongresi i socialistëve që ishte parashikuar që të mbahej në datën 20 Korrik, do të mbahet në datën 27.
Këtë të hënë u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve ishte kandidatura e PS në zgjedhjet e parakohshme në Himarë pasi KQZ-ja i hoqi mandatin Fredi Belerit.
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, kryesia e PS-së vendosi që kandidati i saj të jetë Vangjel Tavo, i cili aktualisht është Prefekt i Qarkut të Vlorës.