Çfarë ndodhi? Vangjush Dako dhe Alqi Bllako rikthehen në burgun e Durrësit

Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe ish-prokurori Xhevahir Lita janë rikthyer në burgun e Durrësit, pasi u transferuan disa ditë më parë në burgun e Fierit. Dako, Bllako dhe Lita janë rikthyer në burgun e Durrësit, për shkak se duhet të ishin në afërsi me Gjykatën për masën e sigurisë.

Një pjesë e mirë e të burgosurve në burgun e Durrësit u transferuan në Fier pas vrasjes që ndodhi në ambientet e burgut të Peqinit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Durrës, u vu re se disa prej të dënuarve kishin përshtatur qelitë në varësi të kërkesave të tyre.

ZËRI ka raportuar se burgu i Durrësit ishte kthyer në një parajse për politikanët e vënë në pranga, pasi në qeli ka pasur çdo gjë që donin të dënuarit, përveç lirisë për të dalë jashtë mureve

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us