Çfarë po ndodh? Greqia dërgon ushtrinë, zjarrfikëse dhe gjeneratorë në Santorini! Regjistrohen 6 MIJË lëkundje sizmike brenda 10 ditësh

Automjete të rënda të ushtrisë dhe mjete të zjarrfikëses kanë mbërritur sot në ishullin grek të Santorinit, që prej gati një jave gjendet nën dridhjet e vazhdueshme të tërmeteve.

Automjetet e ushtrisë, patrullat e “EMAK” dhe zjarrfikësit mbërritën në Santorini mesditën e së enjtes, ndërsa masat emergjente mbeten në fuqi në ishull për shkak të sekuencës sizmike të vazhdueshme.

Konkretisht në ishull u zbarkuan dy mjete të rënda të ushtrisë, mbërritën pesë automjete të rënda , dy tanke me gjeneratorë, dy makina zjarrfikëse dhe shumë makineri të tjera të domosdoshme për raste emergjence.

Shkencëtarët dhe sizmiologët i tremben një tërmeti të madh mbi 6 ballë, megjithatë ka nga ata të cilët argumentojnë se një i tillë nuk do të ndodhë.

Ditën e nesërme është parashikuar që ishullin, tashmë pothuajse të zbrazur ta vizitojë kryeministri grek Qirjakos Miçotaqis.

Lajme të tjera |  Habemus Papam! Robert Francis është Papa i ri!

Pamjet nga Newsbomb.gr:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us