Çfarë po ndodh me PARTINË e Adriatik Lapajt/ Azmer Duleviç largohet nga Nisma Shqipëria Bëhet!

Kandidati i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Fier, Azmer Duleviç, i cili humbi mandatin për deputet në zgjedhjet e 11 majit me një diferencë të vogël votash, ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Duleviç përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik në këtë forcë, duke e cilësuar këtë si një vendim personal.

“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mori 9 210 vota në total, bashkë me diasporën, ku Azmer Duleviç ishte kandidati më i votuar i këtij subjekti politik me 1 695 vota preferenciale.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us