Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA rrethon qytetin, kontrolle dhe mbi 30 të shoqëruar

Forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshi edhe ato të RENEA janë parë sot në qytetin e Vlorës, katër ditë pas atentatit me snajper që i mori jetën një 22-vjeçari.

Forcat e policisë janë parë në hyrje-daljet e qytetit bregdetar duke ushtruar kontrolle të shumta. Kontrolle ka patur edhe në disa banesa, ndërsa numri i të shoqëruarve për ngjarjen e rëndë deri tani ka shkuar në 30.

Një ditë më parë në Vlorë shkoi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reagoi duke kërkuar nga policia që të hartojë një plan masash për kontrolle të imtësishme.

Pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Gëzim Sinomati ishte djali i Sokol Sinomatit i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtar i bandës Gaxhait që vepronte në qytetin bregdetar në vitet ‘97.

Lajme të tjera |  Tragjike / 40-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e banesës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us