Thuajse të gjitha partitë dhe koalicionet kishin pritshmëri të mëdha të shprehura në zgjedhjet e 11 majit. Në qëndrimet e tyre mediatike por edhe në takimet me qytetarët, Rama, Berisha, Shehaj, Lapaj-Shabani, Shehi-Alibeaj deklaronin se synonin të nxirrnin deputetë madje edhe të krijonin grup parlamentar.
Kreu i Lëvizjes Bashkë u tregua disi më modest në qëndrimet e tij, me lëvizjen që nxorri një deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Në një takim në Kuç të Vlorës tre ditë para zgjedhjeve ai firmoste një “bast” se PS-ja do merrte të paktën 78 mandate. Megjithatë në të gjitha takimet gjatë fushatës po edhe deklaratat mediatike, kreu i qeverisë nuk e vuri kurrë në dyshim fitoren e thellë të PS-së.
Kreu i koalicionit PD-ASHM Sali Berisha, nuk përcaktoi numër deputetësh në qëndrimet e tij megjithatë është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit që drejtoi. Në fund PD-ASHM mori 50 deputetë. Megjithatë ai e ka quajtur 11 majin farsë zgjedhore dhe ka nisur fushatën e kontestimit.
Në deklarata të shumta ai pohonte se fitorja e PD-së dhe aleatëve në zgjedhjet e 11 majit do ishte e ngjashmë me fitoren e vitit 1992
“Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992” – pohonte Berisha një muaj më parë.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaronte në media se partia e tij synonte të nxirrte mjaftueshëm deputetë sa për të formuar një grup parlamentar, megjithatë në fund ajo mori dy deputetë.
“Jemi parti e re dhe nuk synojmë të marrim pushtetin. Në bëjmë çdo të shtunë sondazhe që na thonë se kemi rritje. Sondazhet e fundit si të Neës 24 dhe Euroneës na tregojnë se jemi partia e dytë pas PD-së. Pritshmëri është që të marrim një numër deputetësh dhe që të bëjmë një grup parlamentar dhe duket i realizueshëm ky qëllim” – deklaronte Shehaj më 18 prill, i ftuar në MCN Tv.
Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet kishte gjithashtu pritshmëri të mëdha, madje edhe fitoren e zgjedhjeve. Në një deklaratë në janar të vitit 2025 ai deklaronte se do merrte 71 mandate më 11 maj.
“Qarku ku do të dalim më mirë është Durrësi, Vlora dhe Tirana. Nuk do të ndalemi në garë derisa të marrim 71 mandate” – pohonte kreu i Shqipëria Bëhet.
Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Lapaj-Shabani nxorri një deputet.
Lëvizja Bashkë është një tjetër parti që mori një deputet në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i saj Qori nuk është shprehur në asnjë rast për numër deputetësh megjithatë ka pohuar se priste një mbështetje disi më të madhe se në zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës në vitin 2023.
Koalicioni Shehi-Alibeaj i partive Djathtas 1912 dhe LZHK nuk nxorri asnjë deputet më 11 maj. Si Shehi, ashtu edhe Alibeaj nuk kanë theksuar ndonjë pritshmëri të madhe për koalicionin e tyre në takime a dalje mediatike ndërsa duhet thënë se edhe fushata e tyre nuk ishte aspak agresive, krahasuar me partitë e tjera.
Kreu i Demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, i kishte quajtur të rreme e të porositura të gjitha sondazhet e PS-së dhe PD-së ndërsa deklaronte se sipas sondazheve të parisë së tij, ai ishte forcë e tretë politike në vend.
PSD-ja e Tom Doshit mori tre deputetë më 11 maj po kreu i saj nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi numrin e deputetëve që do fitonte përveç faktit se synonte të ruante pozitat e forcës politike që drejton.