Mbrëmjen e sotme të gjithë do të jenë sy e veshë nga “San Siro”, aty ku do të luhet edhe gjysmëfinalja e tthimit mes Interit dhe Barcelonës. Përballje kjo që do të startojë në orën 21:00.
Spektakolare priten të jenë 90-të minutat e kësaj sfide, teksa sfidohen mes tyre 2 nga skuadrta më të mira të këtij sezoni. Kjo marrë shkas edhe nga gjysmëfinalja e parë e zhvilluar në “Camp Nou”, ku gjithçka ishte shumë e luftuar dhe ekipet nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 mes tyre.
Si zikaltërtit ashtu edhe katalanasit do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila do të ishte rezultati më i mirë për t’u kualifikuar për në finalen e madhe. Kjo pasi asnjëherë “fatit” nuk i dihet te “ruleta ruse” dhe ekipet synojnë të mbyllin gjithçka mes tyre brenda 90-të minutave.