Chelsea ka vendosur që ta nxjerrë në shitje sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja. Për Brojën është vendosur edhe çmimi i kartonit, që është 30 milionë euro.
Në Europë janë shumë ekipe që interesohen për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë. West Ham dhe Fulham kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin.
Football London shkruan se trajneri i bluve, Mauricio Pochetino ka parë nga afër performancën e shqiptarit dhe nuk është i bindur që Broja mund të shërbejë si titullar. Shanset e Brojës që të aktivizohet tek Chelsea janë më të pakta tashmë, pas mbërritjes në Londër të Nkunkut. Drejtuesit e skuadrës janë të bindur se senegalezi është i duhuri për sulmin.
Nuk është vetëm Broja, që është nxjerrë në shitje. Trajneri ka “piketuar” disa lojtarë, të cilët nuk kanë dëshmuar aftësitë e duhura për të qenë pjesë e Chelseas. Në lidhje me Brojën, trajneri ka shprehur pakënaqësi për faktin se 22-vjeçari ka humbur shumë raste përpara portës kundërshtare