Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel në Maliq, vdes burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq. Një 56-vjeçar është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë.

Policia në njoftimin e saj sqaroi se një çift nga Tirana ishin akoamoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, burri ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Luiz Ejlli dënohet me 1 VIT burg!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us