Instituti i Shërbimit të Jashtëm (FSI) ka renditur gjuhët sipas kohës që zakonisht u duhet anglishtfolësve për ta përvetësuar. Kështu është bërë ndarja me 5 nivele, ku listohen gjuhët më të thjeshta dhe të vështira për t’u mësuar. Sistemi i renditjes bazohet në sa orë studimi do t’i duheshin një personi për të arritur një nivel të mirë të gjuhës.
Nga 24 deri në 30 javë studimi
Kategoria e parë përfshin gjuhët që zakonisht kërkojnë rreth 24-30 javë studimi, ose 600 deri në 750 orë mësimi, për të arritur nivelin S-3/R-3, i cili është afërsisht i barabartë me nivelin B2/C1. Ky grup përfshin gjuhë të tilla si daneze, holandeze, frënge, italiane, norvegjeze, portugeze, rumene, spanjolle dhe suedeze.
Gjuha gjermane kërkon rreth 30 javë ose 750 orë dhe klasifikohet në një kategori të dytë të veçantë.
Rreth 36 javë mësim
Kategoria e tretë përfshin gjuhët që kërkojnë 36 javë studim, ose 900 orë pune. Këto janë gjuhë me dallime gjuhësore dhe kulturore në krahasim me anglishten, si gjuhët indoneziane, malajziane dhe suahili.
Kategoria e katërt i referohet gjuhëve me dallime edhe më të theksuara gjuhësore dhe kulturore në krahasim me anglishten , e cila kërkon rreth 44 javë ose 1100 orë studimi.
Kjo kategori përfshin gjuhën: shqipe, amarike, armene, azerbajzhanase, bengaleze, boshnjake, bullgare, kroate, çeke, finlandeze, gjeorgjiane, greke, hebraishte, hindu, islandeze, maqedonase, mongoleze, perse, polake, ruse, serbe, sinhaleze, sllovake, sllovene, tagaloge, tajlandeze, turke, ukrainase, urdu, uzbekistanaze, vietnameze, etj.
Më e vështira arabe, japoneze, koreane…
Dhe në kategorinë e fundit, të pestë, ka gjuhë që janë jashtëzakonisht të vështira për anglishtfolësit dhe kërkojnë 88 javë, ose 2200 orë studimi. Midis tyre janë gjuhët arabe, japoneze, koreane, kantoneze (kineze) dhe mandarine (kineze).