Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje prokurorin e SPAK, Olsi Dado se ishte personi që liroi kunatin e Altin Hajrit në vitin 2021 nga burgu për armëmbajtje pa leje. Por kjo rezultoi e pavërtetë.
Pasi SPAK reagoi duke mohuar që prokurori i posaçëm të kishte lidhje me çështjen, edhe Berisha e pranoi se kishte gabuar me informacionin që i dha “qytetari dixhital”.
Megjithatë, Berisha duket i vendosur të gjejë se kush është “Olsi”, ai ka ngritur së fundmi disa pyetje, teksa ka shpërndarë në media pjesë nga dosja e SPAK.
Reagimi i Berishës:
Cili është Olsi?
1-Ai nuk është prokurori i SKAP-it Dade!
2-Cili është Olsi i pushtetit që fsheh Altin Dumani?
3-Pse fsheh Osin e pushtetit Altin Dumani?
4- Cili është Olsi i pushtetit që, Altin Hajri i kërkon Ergys Çyrbes ta falenderojë se ka bërë mirë punën e tij?
5-Cili është Olsi i pushtetit që, Altin Hajri i kërkon Çyrbes të marrë masat e trupit për t’i blerë peshqesh dy kostume?
6-Cili është Olsi i pushtetit që do shpërblehej si ryshfet me dy kostume firmato?
Të dashur miq, në faqen që keni të postuar, janë bisedat telefonike të Altin Hajrit me Çyrben e Partisë, po aty personazh kryesor është Olsi që fsheh Dumani!
