Ç’ka ndodhur?!- Erdogan anulon vizitën e tij në SHBA?

Një media turke pretendon se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Erdoganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është planifikuar të ndodhë më 9 maj, ku do të takohej me homologun e tij, Joe Biden. Në një postim në Twitter, Haber Meydani shkruan se arsyeja e anulimit është ndihma ushtarake amerikane për Izraelin. Por deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Ç'ka ndodhur?!- Erdogan anulon vizitën e tij në SHBA?

Dje, Erdogan priti në zyrën e punës në “Dolmabahçe” kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh. Takimi mes tyre ka zgjatur më shumë se 2 orë, e u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë takimit u diskutua për situatën e fundit në Gaza, hapat që duhen ndërmarrë për armëpushim dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Pas takimit, Erdogan tha se: Izraeli do të paguajë patjetër çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve.

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, tensioni vazhdon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme së bashku me tensionin Iran- Izrael.

Lajme të tjera |  Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta më e madhe në dekadat e fundit në Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us