“Çmendet” Al Hilal, i ofron shumë faraonike Zidane, por francezi e refuzon

Një kthesë nga Al Hilal, gjiganti saudit i futbollit që kërkon me dëshpërim një trajner të ri pas “divorcit” nga Jorge Jesus. Klubi i Ligës Profesionale Saudite është i etur të nënshkruajë një trajner që do të shkëlqejë në Kupën e Botës për Klube pas rreth dy javësh.

Oferta, sipas gazetës franceze, është mbi 100 milionë euro për vetëm një sezon, me mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar francez në fund të kontratës së tij.

Por Zidane e refuzoi ftesën, duke pasur plane të tjera në mendje për të ardhmen. Dhe kjo mund ta forcojë më tej kandidaturën e Simone Inzaghit dhe përpjekjen e arabëve për ta rrëmbyer atë nga Interi.

Lajme të tjera |  “Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë”, Gjimshiti: Kam një porosi nga gjyshërit për këtë ndeshje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us