“Çmendet” shqiptari në Greqi, hedh granatat në park dhe tenton t’i largohet policisë

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pas një operacioni nga policia në Medini.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte duke ecur në rrugë, kur vuri re se policia greke po zhvillonte kontrolle.

Ai hodhi në një park granatat dhe fishekët që kishte me vete, mesa duket për t’i shpëtuar kapjes me armatime, dhe tentoi të largohej.

Në këtë moment, policët u vunë në ndjekje të tij, duke arritur ta arrestojnë.

Shqiptari është rreth 40-vjeç, ndërsa policia po mundohet të kuptojë se ku do të përdoreshin municionet dhe granatat.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us