Çmenduri në Cesena të Italisë! Babai i futbollistit shqiptar godet portierin kundërshtar

Ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit të Cesena-Olbia, e cila përfundoi me rezultatin 1-0, do të mbahet mend gjatë. Ndeshja u shënjua nga goli i Corazza-s pas 19′, e përfundoi keq kur babai i Cristian Shpendit – sulmuesi i Cesena – hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sardinez Filippo Rinaldi.

Shpendi hyri me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedonin pas ndeshjes: pikas Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë, por fatmirësisht nuk e preku.

 

I ati i futbollistit  u ndal menjëherë nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Cesena-s. Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje djalit të tij gjatë ndeshjes, i cili u detyrua që të linte ndeshjen për shkak të dëmtimit që kishte marrë në vetull.

Tani presim raportin e arbitrit dhe verdiktin, por Cesena është në rrezik që të marrë një gjobë të majme.

Lajme të tjera |  75 milionë euro për Osimhen, rivalët e Napolit synojnë rikthimin e sulmuesit në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us