Çmime ‘alla-Kombëtarja’, Partizani nxjerr në shitje biletat për derbin me Tiranën

Vjen më në fund momenti i shumëpritur për derbin Partizani – Tirana. Dy klubet legjendare do të përballen për herë të parë këtë sezon të shtunën në ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Klubet kanë nisur sot përgatitjet, por të njëjtën po bëjnë edhe tifozëritë përkatëse që janë gati të dhurojnë spektakël në tribuna.

Të gjithë janë në pritje të nxjerrjes në shitje të biletave dhe klubi i Partizanit, si pritëse, ka dhënë më në fund dritën jeshile.

Biletat pas porte do të kushtojnë 500 lekë, ndërsa ‘karshia’ fillon nga 1000 deri në 1500 lekë. Tribuna VIP është e ndarë me 3000, 4000 deri në 5000 lekë.

Lajme të tjera |  Egnatia gjen fitoren në miqësore, rrogozhinasve i mjafton një gol përballë Farul Constanta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us