Eksperti i pasurive të paluajtshme, Dorjan Sanxhaku, ka deklaruar se tregu imobiliar në vendin tonë prej dy muajsh ka rënë në stanacion, ku vërehet një ngadalësim i shitblerjes së pronave. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Sanxhaku tha se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në luhatjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa shton se shumë qytetarë ‘stepen’ për taksën e rivlerësimit, pasi kërkojnë një vlerësim sa më të lartë të pronës së tyre.
Sipas tij mesatarisht një familjeje me të ardhura 110-140 mijë lekë të reja, i duhen 20-28 vite për t’u bërë pronarë të një apartamenti në kryeqytet. Sanxhaku arsyeton se bankat kanë ulur kreditimin dhe e vlerësojnë tregun e paksurive të paluajtshsme me çmim reference dhe jo çmim tregu.
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Dorjan Sanxhaku: Është një periudhë 2- mujore që imobiliaret janë në stanacion. Ka një ngadalësim të shitblerjes së pronave. Ka disa faktorë që ndikojnë. Ka nisur që nga procesi i taksës së rivlerësimit. I mbajnë ende apartamentet, pasi është taksë rivlerësuese dhe kjo i mban njerëzit ‘step by step’. Është një ngërç. Lejet e ndërtimi, referuar INSTAT më 2024 kanë qenë 60 % rritje. Kemi shumë apartamente e kemi pasur kërkesë për shkak të turizmit. Rritje të shtëpive qira ditore, luftërat që kanë ndodhur, s’jemi të ndarë nga tregjet e mëdha. Nëse kishim të huaj që bënin pushime në Shqipëri e duan të investojnë, tanimë s’janë në nivel investitorësh si më parë. Arrijnë në një pikë që ka kaq shumë leje ndërtimi që jepen, apartamente që blihen.
Një familje me të ardhura mesatare në gati 110 -140 mijë lekë të reja, çmimi mesatar 3000-3700 m2 me çmim reference. Kur dikush shkon të blejë një apartament dhe vlera e tij është më e lartë se çmimi i referencës, banka do ta financojë për çmim reference pasi nuk e njeh vlerën e tregut. Bankat kreditojnë me sasi të limituar, një familje do të duhet të ketë një shumë më të mëdha. Duhet të bëhet azhornimi i çmimeve të referencës. Duhet bërë një rishikim i këtij çmimi. Një familje të vlejë apartament sot 20-28 vite punë pa ndërprerje, pa folur për interesat e kredisë.