Çmimi i naftës në bursa pësuan një rënie tjetër duke shënuar nivelin më të ulët të “arit të zi”, në 5 muajt e fundit.
Sipas ekspertëve, ishte dita e katër radhazi e rënies së çmimeve pavarësisht se OPEC+ ka njoftuar për shkurtime vullnetare të prodhimit të karburantit.
Shkak për këtë rënie mendohet të jetë forcimi i dollarit si dhe rënia e kërkesës për naftë, pasi pjesa më e madhe e botës po sheh mënyra alternative për ta zëvendësuar.
Zëri i Amerikës raporton se kontratat për të ardhmen për një fuçi nafte të papërpunuar në tregun që njihet “Brent” ranë në 77 dollarë e 22 centë. Ndërsa tregu “U.S. Ëest Texas Intermediate” u mbyll të martën me 72 dollarë e 32 cent për një fuçi nafte të papërpunuar. Ky ishte çmimi më i ulët për të dy standardet e naftës së papërpunuar që nga 6 korriku.
Rënia e çmimit erdhi pavarësisht komenteve nga zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, se OPEC + është i gatshëm të rrisë shkurtimet e prodhimit të naftës në tremujorin e parë të vitit 2024 për të eliminuar “spekulimet dhe paqëndrueshmërinë” nëse veprimet ekzistuese për të ulur prodhimin nuk do të ishin të mjaftueshme.