Çmimi i qumështit/ Blektorët e Vlorës në protestë: Kemi kosto

Qindra blektorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e të hënës në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.

Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor. Blektorët thonë se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre e as nuk justifikon punën e bërë.

Qindra banorë të cilët jetojnë e punojnë me bagëti u mblodhën në fshatin Kot dhe paralajmëruan se nuk do dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim. Sipas blektorëve po përfitohet prej tyre dhe po i detyrojnë të mos punojnë. Sipas tyre protestat do vijojnë deri kur zëri i tyre të dëgjohet e të trajtohen me meritë për punën që bëjnë.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us