Një person është shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së liqenit Artificial në Tiranë. Siç duket edhe në video, forca të shumta të Policisë së Shtetit janë mbledhur rreth një të riu, të cilin e kanë ndalur. Më pas, e kanë nxjerrë nga makina për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Edhe nuk dihet se cili është shkaku për arrestimin e tij, pasi ende nuk ka një njoftim të Policisë së Shtetit.