CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar në 2024! Rama: Hymë me këmbë të mbarë

CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga CNN, ku vlerësohen bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe Parku Kombëtar i Vjosës.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.

“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet e saj miqësore me portofolin kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

“CNN Travel” nënvizon se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të volitshme verore.

“Në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë udhëtimet në plazh. Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse, Thethi është më i popullarizuari”, vijon artikulli.

“Në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Shqipëria mori parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, rreth lumit Vjosa prej 168 miljesh (270 kilometrash)”, shkruan “CNN travel”.

Lajme të tjera |  Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret nga regjimi komunist

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us