Të hënën në mbrëmje, Genoa do të përballet me Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Në prag të këtij takimi, ekipi kuqezi ka marrë një lajm të mirë.
Bëhet fjalë për Luka Jovic, i cili është rikthyet në stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Sulmuesi i Milanit ka lënë pas problemet fizike të ditëve të fundit dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në “Luigi Ferraris”.
Në ndeshjet e fundit të skuadrës së Conceicaos, 27-vjeçari serb ka qenë sulmuesi më produktiv. Jovic ka arritur të shënojë dy gola në derbi ndaj Interit, dhe nga një ndaj Fiorentinës dhe Napolit.