CONFERENCE/ Partizani dhe Egnatia kërkojnë fitoren në transfertë, një tjetër ekip shqiptar zbret në fushë (SFIDAT)

Mbrëmjen e sotme do të luhet të tjera ndeshje në Conference league që janë të vlefshme për raundin e dytë të këtij kompeticioni. Është radha e Partizanit dhe Egnatias për të kërkaur fitoren në sfidën e parë të këtij raundi.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Iberia 1999 dhe Partizanit. Një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë që do të kërkojnë fitorën në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër. Kjon përballje do të startojë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ndërkohë në orën 20:45 do të jetë Egnatia që do të marrë vëmendjen në Conference League. Rrogozhinasit do të sfidohen me Vikingur Reykjavic në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Shqipërisë do të synojnë një rezultat pozitiv në këtë turne për të shpresuar deri në fund në kalimin në fazën tjetër.

Lajme të tjera |  Egnatia ulet “këmbëkryq” në Korçë, kampionët piketojnë 25-vjeçarin e korçarëve

Gjithashtu ditën e sotme në fushë do të zbresë edhe një tjetër ekip shqiptarë. Bëhet fjalë për Llapin që do të përballet me Brondby në orën 19:00. Llapjanët do të luajnë po në transfertë, kun ë stadiumin “Brondby” në Danimarkë do të kërkojnë një rezultat pozitiv.

CONFERENCE/ Partizani dhe Egnatia kërkojnë fitoren në

Ndeshjet e ekipeve shqiptare ne Conference League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us