“Corriere della Sera”: Ja biznesmeni që do t’i kushtojë një restorant të tërë Giorgia Melonit në Shqipëri!

Një restorant me fotot e kryeministres italiane Giorgia Meloni do të hapet në vendin tonë, shkruan gazeta e njohur italiane Corriere della Sera.

“Gjergj Luca, një sipërmarrës shqiptar, ka vendosur t’i kushtojë një nga restorantet e tij Melonit dhe ka mbuluar muret e restorantit me foto të kryeministres italiane, duke shkaktuar komente të shumta në Instagram”, shkruan gazeta.

“Për mua ajo është një grua e jashtëzakonshme”, shprehet Luca.

Restoranti ndodhet në qytetin e Shëngjinit dhe është një iniciativë e sipërmarrësit shqiptar, Gjergj Luca i cili ndër të tjera falënderon kryeministren për rolin e saj në ndihmën e 500 mijë shqiptarëve, të cilët do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve.

Restoranti Meloni ka dhjetëra piktura në mure që portretizojnë lideren e FDI-së, që nga hapat e saj të parë në politikë e deri te Palazzo Chigi. Vetëm në korridorin që të çon në tualet ndryshon peizazhi, pasi këtu ka portrete të politikanëve të tjerë, nga Barack Obama te Benjamin Netanyahu.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Gjergj e sheh lokalin si një falënderim për kontributin e ofruar për komunitetin shqiptar nga kryeministrja italiana.

Në fakt, për sipërmarrësin, Meloni luajti një rol vendimtar për të ndihmuar rreth 500 000 shqiptarë të merrnin pensionin e tyre, një synim që shumëkush konsiderohet i pamundur. Në këtë restorant pritet të performojnë live muzikantë italo-shqiptarë e shumë të tjerë.

Menuja? Vetëm peshk, por si në të gjitha vendet e tjera të zonës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us