CR7 merr “shuplakën” e hidhur, Ronaldo refuzohet nga klubi që merr pjesë në Kupën e Botës

Para dy netësh, Cristiano Ronaldo bëri një postim në faqen zyrtare që nënkuptoi largimin përfundimtar nga Al Nassr. Ylli portugez nuk pritet të qëndrojë gjatë në Arabinë Saudite, pasi edhe kontrata i përfundon në fund të sezonit.

Cristiano Ronaldo prej kohësh është i lidhur me një transferim të mundshëm tek Flamengo që merr pjesë në Kupën e Botës për Klube. Por kjo që ka ndodhur së fundmi, nuk do t’i pëlqejë aspak ikonës së Portugalisë.

Siç raportojnë mediat braziliane, stafi teknik i Flamengos dhe trajneri Filipe Luis kanë dalë kundër transferimit të CR7 në Brazil. Shkak mund të jetë bërë dhe interesi i tij vetëm për Kupën e Botës për Klube.

Lajme të tjera |  Rikthim i BUJSHËM në Superiore? Orges Shehi i “shkel syrin” klubit kryeqytetas (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us