Trepça 89 dhe Vëllaznmi i Gjakovës po përballen në këto momente në sfidën e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kosovës. Ndeshja që po luhet në kuadër të javës së 24-t, solli dhe të papritura.
Në një moment kur dueli po zhvillohej normalisht, për shkak të shiut ndodhi edhe e papritura. Vijat e bardha të fushës u zhdukën krejtësisht, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.
Menjëherë, stafi i Trepça 89 ka ndërhyrë duke i ribërë nga fillimi vijat. Ky moment është cilësuar mjaft i çuditshëm në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje cilësinë e fushës së stadiumit “Riza Lushta”.