Daily Express rendit Shqipërinë në vendin e parë për pushime low-cost edhe për muajin shkurt

Daily Expres, tabloidi i njohur në Britaninë e Madhe e rendit Shqipërinë në vendin e parë të vendeve low-cost edhe për muajin shkurt. Shkrimi u rekomandon britanikëve që duan të pushojnë pas festave të fundvitit që të vizitojnë Shqipërinë për atraksionet turistike zakonisht të qeta dhe hotele që kanë mjaft oferta.

Gazeta shkruan se Shqipëria ishte destinacioni më i lirë për të fluturuar në shkurt nga Britania e Madhe me fluturime direkte të disponueshme për vetëm 21 £ nga Londra dhe nën 40 £ nga Edinburgu dhe Mançesteri.

“Është një kohë e shkëlqyeshme për të vizituar vendin e nënvlerësuar të pushimeve pasi sapo është emëruar si një nga destinacionet më të mira të 2024-ës nga ABTA. Nga plazhet tek jeta e natës, Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga destinacionet më të përballueshme të Evropës”, shkruan Daily Express. Në shkrim bëhet e ditur se Shqipëria ka vetëm një aeroport, kështu që këto fluturime janë drejt kryeqytetit Tiranë.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Përmes udhëtimit kushdo mund të zbulojë gjërat më të mira për të bërë atje ose të shihet se çfarë tjetër ka për të eksploruar në Shqipëri.

“Unë vizitova Shqipërinë në korrik dhe pagova vetëm 20 £ për natë për akomodim, pavarësisht se ishte sezoni i pikut. Gjeni oferta të ngjashme në Booking.com me çmime që ka të ngjarë të jenë veçanërisht të ulëta në shkurt”, përfundon shkrimi i gazetës përsa i përket Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us