Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi Sunak përmend si histori suksesi uljen me 90% gjatë 2023 të numrit të shqiptarëve mbërritur me gomone krahasuar me vitin 2022.
Mbërritja ilegalisht e shqiptarëve në shtetin ishull e nisur që prej vitit 1998 është njëra anë e medaljes.
Janë me mijëra të tjerë që zgjedhin rrugët legale duke aplikua për viza turistike, bashkim familje, viza studentore dhe ato të punësimit.
Ndërkohë që shifrat për emigracionin ilegal drejt Anglisë janë prezentë përditë në mediat e atjeshme, askush nuk flet për shqiptarët e mbërritur konform rregullave.
Por sa është numri vizave lëshuar për shtetasit shqiptarë nga qeveria angleze gjatë vitit që lamë pas?
Përgjigjen e kësaj pyetje Top Channel e sjell nga statistikat e publikuara së fundmi prej ministrisë së punëve të brendshme Home Office.
Për periudhën janar-shtator 2023aplikuan për viza turistike 42,511 persona prej tyre morën vizën 23,737 dhe 18,750 u refuzuan. Shkalla e miratimit të vizave për shtetasit shqiptarë për këtë kategori vizash ishte 56%.
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetasshqiptarë. 1,161 morën aprovim vize, ndërsa 200 refuzim. Përqindja e marrjes së vizave për këtë kategori ishte 85%.
Në një kohë kur ata shqiptarë, të cilët mbërrijnë ilegalisht në Angli e bëjnë këtë për arsye punësimi, shifrat më të fundit të Home Office nuk tregojnë sa viza punësimi apo punësimi sezonal, janë dhënë për qytetarët shqiptarë gjatë vitit që lamë pas./TCH